Ndërlidhjet

Merren në pyetje të bijtë e Mubarakut


Fotografi ilustruese
Fotografi ilustruese
Agjencia zyrtare e lajmeve në Egjpt njoftoi se një prokuror hetues ka marrë në pyetje dy bijtë e ish-presidentit të vendit, Hosni Mubarak, lidhur me akuzat për korrupsion.

Të dytë-Xhamal dhe Ala, ishin dënuar më 2 qershor nën akuzat për korrupsion në një proces tjetër. Ata janë në burg që nga prilli i 2011-ës.

Akuzat e fundit ndërlidhen me blerjen e një pjesë të madhe të tokës në vitin 1993 nga një shoqatë, që atëkohë po udhëhiqej nga Ahmed Shafik, kryeministri i fundit i Mubarakut dhe një mik i afërt i tij.

Agjencia e lajmeve MENA citoi gjykatësin, Osama El Saidi, të ketë thënë se toka është blerë nga vëllëzërit me një shumë më të vogël nga vlera e tyre reale në treg.
XS
SM
MD
LG