Ndërlidhjet

Vulin: Struktura paralele – janë ato të Prishtinës


Pamje nga Beogradi

Pamje nga Beogradi

I nominuari për shef të zyrës qeveritare të Serbisë për Kosovën, Aleksandar Vulin, ka deklaruar se institucionet serbe në Kosovë do të mbeten, ndërsa të vetmet struktura paralele janë ato që i financon Prishtina.

“Në Kosovë ekzistojnë struktura paralele, por ato financohen nga Prishtina, e jo nga Beogradi”, tha Vulin në intervistën për javoren Vreme dhe shtoi se “për ne ekzistojnë vetëm institucionet legale serbe dhe ato nuk do të eliminohen”.

Në konstatimin se shtetet perëndimore me ndikim kërkojnë që Beogradi t’i eliminoj institucionet e Serbisë në Kosovë, zoti Vulin tha se nuk mund të veprohet kundër Kushtetutës së Serbisë, e cila qartas Kosovën e definon si pjesë të shtetit të Serbisë.

Mëtutje ai është shprehur se për këtë qëndrim do të ketë mirëkuptim në Bruksel, Uashington dhe Moskë.

“Ekzistojnë gjëra për të cilat nuk mund të zhvillohen negociata”, tha Vulin dhe shtoi se “në mesin e tyre përfshihen edhe institucionet legale të Serbisë në Kosovë”.
XS
SM
MD
LG