Ndërlidhjet

Spanjë: Janë arrestuar tre pjesëtarë të dyshuar të al-Kaidës


Policia spanjolle gjatë një kontrolli për armë në Madrid

Policia spanjolle gjatë një kontrolli për armë në Madrid

Policia në Spanjë thotë se i ka arrestuar tre pjesëtarë të dyshuar të rrjetit al-Kaida.

Të tre të dyshuarit janë zënë në provincën jugore Kadiz.

Një radio stacion spanjoll, duke e cituar policinë, raportoi se te të arrestuarit ishte gjetur eksploziv dhe helm.

Sipas raportit, dy prej të dyshuarve ishin çeçenë, ndërsa njëri turk.

Nga një sulm terrorist në Spanjë në vitin 2004, që i ishte atribuuar al-Kaidës, ishin vrarë 191 vetë.
XS
SM
MD
LG