Ndërlidhjet

Londër: Putini arriti për takim me Kamerunin dhe xhudo


Takimi Kamerun - Putin në Dauning Strit 10 në Londër

Takimi Kamerun - Putin në Dauning Strit 10 në Londër

Presidenti i Rusisë, Vlladimir Putin, ka arritur sot në Londër, ku pritet të takohet me kryeministrin britanik, Dejvid Kamerun, për të diskutuar për situatën në Siri.

Dmitri Peskov, sekretar për shtyp i zotit Putin, dje u ka thënë gazetarëve se lideri rus, në vizitën e tij të parë në Londër për 9 vite, do ta përsërit qëndrimin rus për konfliktin në Siri, për të pritur “edhe një mundësi më tepër për vazhdimin e dialogut”.

Të dy zyrtarët e lartë do të diskutojnë edhe për marrëdhëniet dypalëshe.

Pritet që presidenti Putin do të t’i shikoj edhe garat në turneun e xhudos në kuadër të Olimpiadës Verore në Londër, ku do të paraqitet edhe kampioni botëror Tagir Khainulajev, dhe fituesja e medaljes së argjentë në Kupën Botërore, Vera Moskaljuk.
XS
SM
MD
LG