Ndërlidhjet

OSBE: Burgosja e gazetarit në Serbi – e papranueshme


Përfaqësuesja e OSBE-së për liri të mediave, Dunja Mijatoviq sot i ka bërë thirrje presidentit të Serbisë, Tomisllav Nikolliq, që ta amnistoj gazetarin Lasllo Sas, pas burgosjes së tij për fyerje.

“Është e papranueshme që Lasllo Sas ishte burgosur për gjysmë viti për publikimin e komentit kritik në gazetë”, tha Dunja Mijatoviq.

Më 24 prill të vitit 2007, gazetari Sas e kishte publikuar një koment të lexuesve në të përditshmen në gjuhën hungareze, Magjar So, ku kritikohej Lasllo Toroskai, lider i një lëvizjeje ultranacionaliste në Hungari, qëllim i së cilës është rishqyrtimi i kufijve të marrëveshjes së vitit 1920, me të cilën janë përcaktuar kufijtë aktualë të Hungarisë.

Një gjykatë në Suboticë e shpalli fjator gazetarin Lasllo Sas për shpifje dhe e dënoi me 1300 euro. Ky vendim u konfirmuar nga një gjykatë e apelit në Novi Sad.

Meqë gazetari Sas nuk e paguajti dënimin, ai më 20 korrik 2012, u dërgua në vuajtje të dënimit pre 150 ditësh.

“Ky rast tregon efektin brengosës të dispozitave kriminale të shpifjes dhe kërkoj nga autoritetet që plotësisht ta dekriminalizojnë ofendimin me fjalë”, tha Dunja Mijatoviq.

Ajo u është bashkuar thirrjeve të mbrojtësve vendës dhe ndërkombëtarë të lirisë së mediave që gazetari Sas të amnistohet sa më parë.
XS
SM
MD
LG