Ndërlidhjet

OKB: Kofi Anan paraqiti dorëheqje


Kofi Anan
Kofi Anan
Kofi Anani ka paraqitur dorëheqje nga posti i të dërguarit special për Siri të Kombeve të Bashkuara dhe Ligës Arabe.

Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-mun, nëpërmjet një kumtese sot njoftoi se Anani i ka thënë se ka për qëllim për të mos e ripërtrirë mandatin e tij, i cili i skadon më 31 të këtij muaji.

Anani kishte tërhequr vërejtjen në muajin qershor se plani i tij gjashtëpikësh për ndaljen e dhunës në Siri, nuk po implementohej dhe për këtë e kishte fajësuar kryesisht qeverinë e presidentiti sirian, Bashar al-Asad.

Në kumtesën e tij, Ban Ki-mun tha se qeveria dhe forcat opozitare “vazhdojnë të demonstrojnë përkushtimin e tyre duke u mbështetur në rritjen e dhunës”.

Ai tha se po vazhdojnë konsultimet me Ligën Arabe për “nominimin e shpejtë të pasardhësit” të Ananit.
XS
SM
MD
LG