Ndërlidhjet

logo-print

Kosovë: Arrestime për drogë dhe prostitucion


Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar tre persona të dyshuar për posedim të drogës dhe tri femra për prostitucion.

Të gjithë atyre u është caktuar masa e paraburgimit prej 48 orëve, ndërsa vazhdon procedura e mëtejshme.

Hetuesit policor në Mitrovicë kanë arrestuar dy serbë “nën dyshimin e bazuar se kanë kryer vepër penale posedim ilegal i narkotikëve”, ka njoftuar policia.

Arrestimi është bërë dje.

Po këtë ditë, hetuesit e stacionit policor në Malishevë, te një i dyshuar shqiptar i Kosovës, në shtëpinë e tij në një fshat të kësaj komune, kanë gjetur armë, municione dhe fara për të cilat ka dyshime se janë kanabis sativa.

Mbrëmë kah ora 20, Drejtoria për hetimin e trafikimit me qenie njerëzore ka arrestuar tri ferma që “kanë kryer vepër penale mundësim në prostitucion”.

Sipas policisë, janë arresuar dy shtetase të Shqipërisë dhe një e Kosovës.
XS
SM
MD
LG