Ndërlidhjet

Hoxhaj: Lidhjet Kosovë – SHBA janë të shenjta


Enver Hoxhaj
Enver Hoxhaj
Ministri i jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, është takuar sot me zëvendësambasadoren e re amerikane në Kosovë, Kelly Degnan, me ç’rast i ka uruar detyrën e re në Prishtinë, ka njoftuar ministria e jashtme e Kosovës.

Zoti Hoxhaj e ka njoftuar zonjën Degnan me “progresin e vazhdueshëm që po arrihet në të gjitha sferat” në Kosovë dhe ka shprehur mirënjohjen e qytetarëve dhe të qeverisë së Kosovës për përkrahjen e gjithanshme që Shtetet e Bashkuara i kanë dhënë dhe po vazhdojnë t’i japin Kosovës.

“Lidhjet SHBA – Kosovë janë të shenjta dhe do të mbesin të tilla përherë”, tha Hoxhaj.
XS
SM
MD
LG