Ndërlidhjet

Londër: Kamerun dhe Putin diskutuan për Sirinë


Nga takimi i sotëm Kamerun - Putin në Dauning Stret 10 në Londër

Nga takimi i sotëm Kamerun - Putin në Dauning Stret 10 në Londër

Kryeministri britanik, Dejvid Kamerun, dhe presidenti i Rusisë, Vlladimir Putin, sot në Londër kanë biseduar për situatën në Siri.

Britania dhe Rusia kanë dallime lidhur me qasjen për gjetjen e zgjidhjes për përfundimin e dhunës në Siri.

Pas takimit, zoti Kamerun ka indikuar se të dy palët ende kanë dallime se si më së miri të gjendet zgjidhje për luftimet në këtë vend.

Ai theksoi se “ishin disa dallime” por të dy qeveritë dëshirojnë ta shohin përfundimin e gjakderdhjes, që sipas të dhënave të aktivistëve, ka shkaktuar vrasjen e më se 18 mijë njerëzve.

Putini tha se “ne jemi pajtuar për të bashkëpunuar në gjetjen e zgjidhjeve” për çështjen e Sirisë.
XS
SM
MD
LG