Ndërlidhjet

Dragi: Përkushtim për mbështetje të euros


Presidenti i Bankës Qendrore Evropiane Mario Dragi
Presidenti i Bankës Qendrore Evropiane Mario Dragi
Presidenti i Bankës Qendrore Evropiane (BQE), Mario Dragi, tha sot në një konferencë për shtyp në Frankuft, se kjo bankë është e përkushtuar për ta mbështetur monedhën euro.

Ai tha se “mbështetja për të ndërmarrë çdo gjë për ta mbrotjur euron si monedhë stabile ishte unanime”, por megjithatë, ka pranuar se Banka Qendrore e Gjermanisë kishte “rezerva” për blerjen e fletobligacioneve qeveritare, që është njëra nga mënyrat për tu marrë me krizën e borxheve në eurozonë.

Mëtutje, Mario Dragi ka theksuar se euro është e pakthyeshme dhe ka premtuar masa të tjera për ta mbështetur këtë monedhë “gjatë javëve të ardhshme”.

BQE, që e përcakton çmimin e huasë për 17 vende që e përdorin euron, e ka ulur shkallën e interesit nga 1 në 0.75% javën e kaluar, me qëllim që të ulet çmimi i huave dhe të stimulohet aktiviteti ekonomik.
XS
SM
MD
LG