Ndërlidhjet

Londër: Kina e SHBA – betejë për më tepër medalje


Sportistët e Kinës në Lojërat Olimpike Londra 2012 vazhdojnë ta kryesojnë tabelën me numrin më të madh të medaljeve të fituara, ndërsa sportistët e Shteteve të Bashkuara radhitën në pozitën e dytë.

Kina deri në këto çaste ka fituar 33 medalje (18 të arta, 11 të argjendta dhe 4 të bronxta), ndërsa Shtetet e Bashkuara 32 sosh (15 të arta, 8 të argjendta dhe 9 të bronxta).

Mëtutje, në tabelën në faqen në Internet të Olimpiadës Verore Londra 2012, në vendin e tretë radhitet Koreja Jugore e cila në tërësi ka fituar 13 medalje (7 të arta, 2 të argjendta dhe 4 të bronxta).

Numër më të madh të medaljeve se Koreja Jugore kanë fituar Franca 16, Britania 15 dhe Gjermania 17, por Koreja Jugore ka më tepër medalje të arta, që e përcaktojnë radhitjen.

Prej zhvillimeve të sotme në gara veçojmë turneun e xhudos, në të cilin u dallua reprezentuesi rus, Tagir Khaibulaev, ndërsa në publik ishte edhe presidenti i Rusisë, Vlladimir Putin.

Në kategorinë e meshkujve nën 100 kilogram, Khaibulaev e mundi mongolezin Tuvshinbarjar Naidan dhe fitoi medaljen e artë. Ishte kjo medalja e tretë e artë e Rusisë në xhudo.
XS
SM
MD
LG