Ndërlidhjet

Jemen: U lirua italiani i rrëmbyer


Pamje e kryeqytetit të Jemnit Sana

Pamje e kryeqytetit të Jemnit Sana

Agjenti i sigurisë në Ambasadën e Italisë në Jemen, Alesandro Spadoto, është liruar pasi ishte rrëmbyer nga persona të armatosur.

Një zyrtar qeveritar tha se ai ishte liruar dje dhe i ishte dorëzuar guvernatorit të provincës Marib.

Agjencia Rojters ka raportuar se Spadato ishte mirë me shëndet.

Ky person 29 vjeçar ishte rrëmbyer në kryeqytetin Sana, të dielën e kaluar.

Agjencia AFP ka raportuar se Spadato ishte liruar pas “meditimit fisnor”.

Ministria e brendshme tha se rrëmbyesit kishin kërkuar që akuzat kundër tyre të tërhiqeshin, kishin kërkuar kompensim dhe disa gjëra të tjera.

Raportohet se autoritetet ishin pajtuar për t’i plotësuar së paku dy kërkesa të rrëmbyesve.

Rrëmbimet e personave të jashtëm në Jemen janë pothuajse të zakonshme dhe shpeshherë problemet zgjidhen pas negociatave me qeverinë.
XS
SM
MD
LG