Ndërlidhjet

logo-print

Mongoli: Ish presidentit – 4 vjet burg për korrupsion


Pamje e kryeqytetit të Mongolisë Ulan-Bator

Pamje e kryeqytetit të Mongolisë Ulan-Bator

Mediat në Mongoli kanë raportuar se një gjykatë në këtë vend e ka dënuar ish presidentin Nambar Enkbajar me katër vjet burg, pasi e ka shpallur fajtor lidhur me akuza për korrupsion.

Nambar Enkbajar, 54 vjeçar, ishte kryeministër e pastaj edhe president për afro një dekadë, deri në vitin 2009.

Ai është arrestuar në prill të këtij viti gjatë një ndërhyrjeje që është transmetuar drejtpërsëdrejti në televizionin shtetëror.

Mbrëmë ai nga gjykata është shpallur fajtor për dhurata jopërkatëse të parapara për një manastir, së bashku me akuza për korrupsion, në procesin i cili, poashtu, u transmetua drejtpërsëdrejti në televizionin shtetëror.

Ish presidenti Enkbajar tha se akuzat kundër tij ishin të “pabaza” dhe ka paralajmëruar ankesë ndaj këtij vendimi.
XS
SM
MD
LG