Ndërlidhjet

OKB: Votim për Sirinë në Asamblenë e Përgjithshme


Kofi Anan
Kofi Anan
Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara të premten gjatë ditës, do të votojë për një rezolutë me të cilën dënohet përdorimi i “armatimit të rëndë” nga Qeveria e Sirisë dhe dështimi i saj për t’i tërhequr forcat nga hapësirat e civilëve.

Për miratim, ky propozim-tekst nga Arabia Saudite, kërkon vetëm shumicën e thjeshtë në Asamble.

Megjithqë, ky dokument nuk është juridikisht obligues, ai synon rritjen e presionit në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, që të veprojë.

Ky votim bëhet pas dorëheqjes së të dërguarit të OKB-së dhe Ligës Arabe për Sirinë, Kofi Anan, i cili tha se militarizimi në rritje e ka vështirësuar punën e tij.

Mbrëmë, duke e shpallur vendimin e tij, zoti Anan e ka kritikuar edhe Këshillin e Sigurimit të OKB-së për mosarritje të çfarëdo konsensusi për aksion.(f. b.)
XS
SM
MD
LG