Ndërlidhjet

Nikolliq: Shqiptarëve në Kosovë, statusin e gjermanëve në Belgjikë


Tomisllav Nikolliq, gjatë fushatës zgjedhore, maj 2012

Tomisllav Nikolliq, gjatë fushatës zgjedhore, maj 2012

Presidenti i Serbisë, Tomisllav Nikolliq, ka deklaruar se duhet arritur një konsensus kombëtar për Kosovën dhe se synon të bisedojë me përfaqësuesit e qeverisë dhe opozitës, si dhe me përfaqësuesit e serbëve në jug dhe veri të lumit Ibër, në përpjekje “për të përcaktuar qëndrimin e qartë të Serbisë.

Agjencitë serbe të lajmeve transmetojnë pjesë nga intervista që Nikolliq i ka dhënë të përditshmes “Danas”, në të cilën ai ka thënë se “shqiptarëve të Kosovës do t’u ofrojë autonominë substanciale, që të jetojnë si gjermanët në Itali apo si gjermanët në Belgjikë”.

“Do të propozoj, kur të merremi vesh, të jetojnë si gjermanët në Itali apo gjermanët në Belgjikë. Pa vendimin e gjermanëve, parlament belg nuk mund të vendos asgjë. A është pak kjo?".

"Pse duhet të jenë shtet, kjo është aq e pakuptimtë. Disa më kanë thënë në Londër se në Olimpiadë po merr pjesë Kina, Taipei kinez, Hongkongu kinez, dhe unë kam thënë se nëse institucionet e Prishtinës paraqiten si Kosovë serbe, mund të marrin pjesë në lojërat olimpike”,
ka thënë Nikolliq.

Duke folur pë marrëveshjet e arritura ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në bisedimet teknike në Bruksel, presidenti serb ka thënë se “qeveria nuk e ka për detyrim dhe as që do të kërkohet prej saj të zbatojë diçka për të cilën ka interpretime të ndryshme”, siç është ajo e përfaqësimit të Kosovës.

"Organizatorët e tubimeve kanë nisur ta paraqesin Kosovën vetëm me fusnotë, kurse në dokumente nuk paraqitet fusnota se çka në fakt është Kosova. Qeveria e Serbisë, për këtë arsye, edhe pse ka mbështetur marrëveshjen, ka vendosur që përfaqësuesit tanë të braktisin punimet e çdo takimi në të cilin Kosova nuk është e përshkruar si duket".

"Çfarë bëjmë ne tash: ne nuk jemi të pranishëm në këto takime, me çka Serbia humb, sepse humb hapin me zhvillimet dhe trendet në botë”,
ka thënë Nikolliq, për të përditshmen "Danas". (a.v.)

Trego komentet

XS
SM
MD
LG