Ndërlidhjet

logo-print

SHBA: Hillari Klinton arriti në Sudanin Jugor


Hillari Klinton

Hillari Klinton

Sekretarja amerikane e shtetit, Hillari Klinton, sot ka arritur për vizitë në Sudanin Jugor, ku pritet të takohet me presidentin Salva Kir dhe ministrin e jashtëm, Nial Deng Nial, për të diskutuar për raportet ndërmjet Sudanit Jugor dhe Sudanit.

Sudani Jugor u shkëput nga Sudani vitin e kaluar dhe e ka shpallur pavarësinë.

Marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve prej atëherë janë të tensionuara, ndërsa ka edhe dhunë sporadike përgjatë kufirit.

Zonja Klinton në Sudanin Jugor do të qëndroj vetëm tri orë, e pastaj e vazhdon turneun e saj në Afrikë me ç’rast i viziton shtatë vende.
XS
SM
MD
LG