Ndërlidhjet

Nikolliq: Të arrihet konsensus për Kosovën në Serbi


Tomisllav Nikolliq
Tomisllav Nikolliq
Presidenti i Serbisë Tomisllav Nikolliq, ka deklaruar se është e nevojshme që në Serbi të arrihet konsensus kombëtar për Kosovën dhe se për këtë çështje do të bisedoj me përfaqësues të qeverisë dhe të opozitës, me serbët në veri dhe në jug të lumit Ibër, pasi dëshiron që “Serbia përfundimisht të ketë qëndrim se çka dëshiron”.

Mëtutje, në intervistën për të përditshmen Danas, Nikolliq thotë se shqiptarëve të Kosovës do t’u ofroj që “të jetojnë si gjermanët në Itali ose gjermanët në Belgjikë”.

Duke u shprehur për marrëveshjen për përfaqësim të Kosovës në tubime ndërkombëtare dhe rajonale, zoti Nikolliq tha se “Organizuesit e tubimeve fillojnë të shkruajnë vetëm Kosova me fusnotë, ndërsa as në dokumente më nuk paraqitet fusnota ku përshkruhet se çka është Kosova”, tha Nikolliq dhe shtoi se qeveria e Serbisë, “megjithqë e ka pranuar marrëveshjen, ka vendosur që përfaqësuesit e Serbsië ta braktisin secilën mbledhje në të cilin Kosova nuk është e shënuar në mënyrë të rregullt”.
XS
SM
MD
LG