Ndërlidhjet

Britania ndihmon opozitën siriane


Ministri i Jashtëm britanik, Uilljam Hejg
Ministri i Jashtëm britanik, Uilljam Hejg
Britania do të rrisë mbështetjen me furnizim “jo-vdekjeprurës” për forcat opozitare siriane pas dështimit të planit të paqes të Kofi Ananit, ka thënë ministri i Jashtëm britanik, Uilliam Hejg.

Dorëheqja e Ananit është një “moment i zymtë” në përpjekjet për t’i dhënë fund gjakderdhjes në Siri”, ka thënë Hejg për BBC.

“Marrë parasysh shkallën e vdekjeve, vuajtjeve, dështimeve të procesit diplomatik, në javët e ardhshme, do të rrisim mbështetjen tonë praktike por jo-vdekjeprurëse”, tha Hejg.

“Nuk do të përfshihet dërgimi i armatimit”, ka thënë ai.

Një ditë më parë, Kofi Anan dha dorëheqje nga posti i të dërguarit special për Siri të Kombeve të Bashkuara dhe Ligës Arabe.

Ai kishte tërhequr vërejtjen në muajin qershor se plani i tij gjashtëpikësh për ndaljen e dhunës në Siri, nuk po implementohej dhe për këtë e kishte fajësuar kryesisht qeverinë e presidentiti sirian, Bashar al-Asad.
XS
SM
MD
LG