Ndërlidhjet

Hong Kong: 130 të arrestuar për spastrim parash


Islutrim

Islutrim

Policia ka konfiskuar para dhe makina dhe ka arrestuar 130 njerëz në lidhje me një operacion të spastrimit të parave ku përfshihen rreth 300 milionë dollarë të Hong Kongut (38.46 milionë dollarë).

Zyrtarët bastisën rreth 21 lokacione në në veriperëndim të vendit dhe zbuluan 3. 4 milionë dollarë të Honk Kongut, dy makina në vlerë prej 8 milionë dollarë dhe 11 orë, citon policinë, DPA.

Anëtarët e dy bandave bashkëpunëtore, Wo Shing Wo dhe 14K, mendohet se janë në mesin e të arrestuarve, ka thënë policia.

Përvec, spastrimit të parave, të arrestuarit besohet se janë përfshirë në udhëheqjen e bizneseve ilegale, përfshirë lojërat e fatit dhe shitjen e karburanteve pa tatim.
XS
SM
MD
LG