Ndërlidhjet

Bamir Topi rikthehet në parti politike


Ish presidenti i Shqipërisë, Bamir Topi

Ish presidenti i Shqipërisë, Bamir Topi

Ish presidenti i Shqipërisë Bamir Topi ka zyrtarizuar sot rikthimin në politikën aktive partiake duke iu bashkuar formacionit më të ri politik në vend, Frymës së Re Demokratike.

Pak ditë pasi i dorëzoi Bujar Nishanit postin e kryetarit të shtetit, ish-presidenti zhvilloi takimin e parë zyrtar me grupin nismëtar të Frymës së Re Demokratike, të cilin e konsideroi si hapin e parë të rikthimit të tij në politikë.

Ai theksoi se në fund të këtij muaji do të realizojë hapin përfundimtar të rikthimit të tij në politikë, kur do të përcaktohet edhe roli e tij në FRD.

Ish-Presidenti ka thënë se FRD, “një forcë e re politike, në projektin politik e ka bërë të qartë që do të jetë në funksion të plotë aspiratës qytetare”.

Gazmend Oketa bashkëthemelues i FRD-s ka thënë se “eksperienca e Topit si presidenti dhe politikan i spikatur do jetë një aset i shtuar dhe vlerë e mirëpritur në Frymën e Re Demokratike.
XS
SM
MD
LG