Ndërlidhjet

Kroacia e Serbia mund t'i tërheqin akuzat për gjenocid


Varrezat në Vukovar, qyteti kroat i shkatërruar nga lufta
Varrezat në Vukovar, qyteti kroat i shkatërruar nga lufta
Tërheqja reciproke e akuzave për gjenocid nga ana e Kroacisë dhe Serbisë në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë është e mundur, po që se përmbushen kushtet e caktuara dhe nuk krijohen rrettana të tjera të reja”, ka thënë në Zagreb, zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme, Daniella Barishiq.

Shefi i diplomacisë serbe, Ivan Mqrkiq ka deklaruar për të përditshmen “Veçernje Novosti” se është e mundur tërheqja e akuzave për gjenocid dhe se “rrethanat janë në drejtim pozitiv”, duke paralajmëruar një takim të shpejtë me homologen kroate Vesna Pushiq.

“Kujtoj se ministrja Pushiq disa herë ka thënë se jemi të gatshëm që të bisedojmë mbi akuzat për gjenocid, por vetëm nëse para kësaj do të arrijmë marrëveshje për çështjet e hapura- ato të personave të zhdukur, procesimin e krimeve të luftës dhe raste tjera”, ka thënë Barishiq për agjencinë kroate të lajmeve, HINA.

Kroacia në korrik të 1999 e ka ngre aktakuzën për gjenocid ndaj Serbisë për shkaka të luftërave të vitit 1991 dhe 1995, ndërsa Serbia ka ngre kundërakuzë në janar të vitit 2010.
XS
SM
MD
LG