Ndërlidhjet

Vriten 4 ushtarë irakianë


Irak, foto nga arkivi
Irak, foto nga arkivi
Nga një bombë e vendosur në rrugë janë vrarë katër ushtarë irakianë në veri të Bagdadit.
Bomba goditi një patrullë ushtarake, duke vrarë katër ushtarë, në mesin e tyre një major, dhe plagosur katër të tjerë.

Kryengritësit e dyshuar sulmuan një bazë ushtarake në Dhulujah edhe më 23 korrik duke vrarë të paktën 15 ushtarë dhe plagosur dy të tjerë.

Incidenti i fundit vjen një ditë pasi që rreth 30 persona u vranë në sulme, që kishin në shënjestër forcat e armatosura irakiane.

Rreth 40 persona janë vrarë vetëm në gusht, mes tyre 30 pjesëtarë të forcave të sigurisë.

Sipas të dhënave të zyrtarëve irakianë, 325 njerëz kanë vdekur në sulmet ushtarake gjatë korrikut, muaji më vdekjeprurës që nga gushti i vitit 2010.
XS
SM
MD
LG