Ndërlidhjet

Diskutohet menaxhimi i përfundimit të mbikëqyrjes


Flamuri i Kosovës
Flamuri i Kosovës
Në një takim të përbashkët në mes të zëvendëskryeministrit dhe Ministrit të Drejtësisë Hajredin Kuçi dhe Robert Uilton, kryesues për çështje të politikave në ICO është diskutuar rreth menaxhimit të çështjes së përfundimit të pavarësisë së mbikëqyrur të Kosovës, thuhet në një njoftim të Ministrisë së Drejtsësisë.

Aty thuhet se janë theksuar një sërë veprimesh që duhet ndërmarrë përpara muajit shtator, ku edhe duhet shënuar përfundimi i mbikëqyrjes së pavarësisë.

Në takim thuhet se është theksuar nevoja e koordinimi të të gjitha veprimeve, që kanë të bëjnë me miratimin e ligjeve që lidhen me mbikëqyrjen e pavarësisë, amendamenteve kushtetuese dhe shkëmbimit të letrave në mes të Kosovës dhe BE-së për mandatin e EULEX-it.

“U theksua nevoja për një koordinim të plotë në mes të të gjitha institucioneve vendore dhe ndërkombëtare, si dhe u pajtuan që me rastin e takimit të Grupit Drejtues Ndërkombëtar të Kosovës me 10 Shtator të shënohet edhe përfundimi formal i mbikëqyrjes së pavarësisë së Kosovës”, thuhet në komunikatën për media.
XS
SM
MD
LG