Ndërlidhjet

Klinton kërkon zgjidhjen e kontestit në Sudan


Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillari Klinton
Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillari Klinton
Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillari Klinton i kërkoi Sudanit Jugor dhe Sudanit që t’i japin fund kontestit të hidhur të naftës, që pothuajse ka shkaktuar luftë në mes të fqinjëve në fillim të këtij viti.

Këshilli i Sigurimit i OKB-së e ka caktuar 2 gushtin si afat për të dy vendet që të arrijnë një marrëveshje ose të përballen me sanksione.

Por, ky afat ka kaluar të enjten pa ndonjë marrëveshje.

Sudani Jugor është ndarë nga Sudani në vitin e kaluar, duke lënë një mori çështjesh të pazgjidhura, përfshirë edhe demarkacionin e kufirit dhe zonat e kontetsuara në rajonet e pasura me naftë.

Nafta është jetike për ekonomitë e të dy vendeve. Vizita tre-orëshe e Klintonit në Sudanin Jugor, e para e një zyrtari të lartë amerikan që nga shpallja e pavarësisë, është pjesë e turneut të saj 11 ditor në Afrikë.
XS
SM
MD
LG