Ndërlidhjet

Bjellorusia dëbon ambasadorin suedez


Flamur bjellorus
Flamur bjellorus
Ministri i Jashtëm Suedez, Karl Bildt në një mesazh të postuar në Twitter tha se ambasadori i Suedisë në Bjellorusi është dëbuar.

Në mesazh thuhet se ai u dëbua për shkak se "ishte mbështetës i madh i të drejtave të njeriut".

Bildt e quajti këtë veprim si të "egër" dhe tha se ai tregon "natyrën e regjimit".

Ai më vonë postoi dhe një mesazh tjetër ku tha se tash "ambasadori i ri i Bjellorusisë në Suedi nuk është më i mirëpritur" dhe se zyra e tij do të kërkojë nga dy diplomatët tjerë të Bjellorusisë që ta lëshojnë Suedinë.
XS
SM
MD
LG