Ndërlidhjet

Josipoviq: Takimi me Nikolliqin, kur ta ndryshojë qasjen ndaj fqinjëve


Presidenti i Kroacisë, Ivo Josipoviq
Presidenti i Kroacisë, Ivo Josipoviq
Presidenti kroat Ivo Josipoviq takohet me presidentin e Serbisë, Tomisllav Nikolliq, atëherë kur ai të tregojë qartë se e ka ndryshuar qëndrimin ndaj vendeve fqinje, është thënë nga kabineti i presidentit kroat.

Në deklaratën e dhënë pas asaj të Nikolliqit se së shpejti do të takohet zyrtarisht me Josipoviqin, kujtohet “politika e viteve të ’90-ta e mbrojtur nga Nikolliqi dhe deklaratat e fundit për Vukovarin dhe Srebrenicën”.

Nikolliq e ka qujatur Vukovarin një qytet serb, ndërsa ka mohuar se masakra e 8 mijë burrave dhe djemve boshnjakë në Srebrenicë ishte akt gjenocidi.
XS
SM
MD
LG