Ndërlidhjet

SHBA me më shumë vende pune


Nju Jork
Nju Jork
Presidenti Barak Obama është përballur me lajme të përziera ekonomike, ku u raportua për krijim të një numri më të madh të vendeve të punës, por, po ashtu edhe për rritjen e papunësisë.

Departamenti i Punës tha se ekonomia amerikane ka krijuar 163 mijë vende pune në korrik, por, papunësia është rritur në 8.3 nga 8.2 sa ka qenë.

Të dhënat për punësim mund ta ndihmojnë presidentin amerikan nga sulmet monotone të rivalit republikan.

Mit Romni, megjithatë, i ka quajtur shifrat e papunësisë si “goditje e rëndë” për familjet e klasës së mesme.

Romni ka vënë në pah se për 42 muaj rresh papunësia ka mbetur mbi 8 për qind.

Ndërkohë, në SHBA janë krijuar më shumë vende pune sesa që janë pritur dhe raporti është parë si tregues se ekonomia më e madhe botërore është në rrugë të mirë.

Aksionet në SHBA dhe Gjermani janë rritur pas raporteve pozitive për vendet e punës.
XS
SM
MD
LG