Ndërlidhjet

logo-print

Ministria e Diasporës dënon sjelljen e autoriteteve serbe


Pika kufitare në Merdare, foto n ga arkivi

Pika kufitare në Merdare, foto n ga arkivi

Ministria e Diasporës është njoftuar nga Policia e Kosovës se autoritetet e Serbisë kanë shkaktuar sërish tollovi në pikëkalimin kufitar me Kosovën, në Merdare dhe si pasojë rreshtat e automjeteve që hyjnë ose dalin nga territori i Kosovës janë të gjatë, thuhet në një njoftim të kësaj Ministrie.

"Gjatë njoftimeve që na japin bashkatdhetarët tanë që shfrytëzojnë këtë pikëkalim, autoritetet kufitare të Serbisë pa asnjë arsye po zvarritin punën e tyre duke shkaktuar pritje të gjata, me orë të tëra. Edhe një herë vlerësojmë se, me këtë sjellje jo demokratike Beogradi zyrtar po tregon se, vazhdon të vuajë nga komplekset e të kaluarës", thekson Ministria e Diasporës.

"Ministria e Diasporës e Republikës së Kosovës e dënon një sjellje të këtillë të autoriteteve kufitare të Serbisë dhe u bënë thirrje të gjitha mekanizmave ndërkombëtarë që të ndikojnë tek institucionet e Beogradit që qytetarëve t’ua mundësojë lëvizjen e lirë dhe të papenguar, që është pjesë e parimeve demokratike evropiane", thuhet në njoftim.
XS
SM
MD
LG