Ndërlidhjet

Vriten tri roje kufitare algjeriane


Flamuri i Algjerisë
Flamuri i Algjerisë
Tri roje kufitare të Algjerisë janë vrarë në një sulm me armë në kufi me Marokon, ka raportuar gazeta algjeriane El Watan.

Ata janë qëlluar në një pritë derisa po patrullonin 40 kilometra në jug-perëndim të qytetit algjerian të Tlemcenit.

Nuk është sqaruar se nga kush janë sulmuar. Në këtë zonë veprojnë trafikuesit e qenieve të gjalla, drogës dhe armëve.

Kufiri mes Algjerisë dhe Marokos është mbyllur zyrtarisht që nga viti 1994 për shkak të konfliktit mbi pretendimet territoriale të Marokos ndaj Saharasë Perëndimore.
XS
SM
MD
LG