Ndërlidhjet

OKB miraton rezolutë për Sirinë


Asambleja e Përgjithshme e OKB-së

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së bëri thirrje për një tranzicion politik që do të çonte në një sistem demokratik multi-partiak dhe që do të përfshinte tërë “spektrin e opozitës siriane”.

Asambleja 193 anëtarëshe ka votuar me shumicë votash për të “dënuar fuqishëm shkeljet sistematike, të vazhdueshme dhe të përhapura të të drejtave të njeriut nga autoritetet siriane dhe nga milicia pro-qeveritare”.

Në të akuzohet Siria për ekzekutimet arbitrare dhe vrasjet e përndjekjet e protestuesve, të mbrojtësve të të drejtave të njeriut dhe gazetarëve.

Në rezolutën e kaluar me 133 vota, është dënuar “dhuna e përgjithshme pavarësisht se nga kush vjen, përfshirë grupet terroriste”.

Kundër rezolutës kanë qenë 12 ndërsa kanë abstenuar 31 anëtare.

Rezoluta po ashtui i kërkon autoriteteve të Sirisë që “në mënyrë strikte të respektojnë obligimet nën ligjin ndërkombëtar, që të mos përdorin, transferojnë dhe prodhojnë armë kimike apo biologjike.
XS
SM
MD
LG