Ndërlidhjet

logo-print
Qeveria spanjolle ka paraqitur një pako kursimi në vlerë prej 102.1 miliardë eurosh për tri vjet, derisa po përpiqet të rikthejë besimin në financat e sektorit publik.

Një deklaratë në faqen zyrtare të kryeministrit Mariano Rahoj, thekson se qeveria ia ka dorëzuar Komisionit Evropian një përshkrim të shkurtimeve të shpenzimeve si dhe rritjen e të ardhurave në vitin 2014.

“Rregullimi” do të shpëtojë 13.1 miliardë euro këtë vit, 39 miliardë euro në vitin 2013 dhe 50. 1 miliardë euro në vitin 2014.

Në deklaratë gjithashtu thuhet se ekonomia e Spanjës do të rritet me një normë prej
1.2 për qind në vitin 2014, kohë kjo kur edhe pritet të fillojë krijimi i vendeve të punës.
XS
SM
MD
LG