Ndërlidhjet

Suxho: Amerika realizoi ëndrrën time sportive


Donald Suxho

Donald Suxho

Mirela Milori, Zëri i Amerikës


Ekipi amerikan i volejbollit për meshkuj po shfaqet në një formë të mirë në Lojrat Olimpike të Londrës. Deri tani ai ka arritur tri fitore dhe shihet si një prej ekipeve të forta pjesmarrëse në këtë sport.

Në ekipin amerikan luan edhe Donald Suxho, lojtari me origjinë shqiptare, i cili ka nisur karrierën e tij sportive në qytetin e lindjes, Korçë.

Pas ardhjes familjarisht në Shtetet e Bashkuara në vitin 1996, Donaldi e vazhdoi edhe më tej angazhimin e tij me volejbollin, duke arritur që të jetë pjesë e ekipit kombëtar amerikan që në vitin 2001.

Por, si arriti shqiptaro amerikani Suxho të jetë një prej lojtarëve kryesorë të ekipit amerikan?

Ky material fillimisht u transmetua në VOA.

XS
SM
MD
LG