Ndërlidhjet

Londra 2012: Eliminohet garuesja e vetme afgane


Tahmina Kohestani

Tahmina Kohestani

Atletja e vetme afgane në Lojërat Olimpike është eliminuar pasi ka dalë e fundit në vrapimin 100-metërsh.

Tahmina Kohestani, pavarësisht dështimit për t’u kualifikuar, ka shënuar rekordin personal të vrapimit për 14.42 sekonda.

“Rezultati im nuk është aq i kënaqshëm sa do të duhej të ishte. Kam stërvitur shumë dhe kam pasur rezultate më të mira gjatë stërvitjeve. Por, për mua, pjesëmarrja në Lojërat Olimpike është më e vlefshme se fitimi i ndonjë medaljeje të artë”, ka thënë Kohestani.

Ajo ka shfaqur shpresën se pjesëmarrja e saj do t’i frymëzojë gratë e tjera “në vendin e saj konservator” për t’u marrë me sport.

Të premten, Shtetet e Bashkuara kanë qenë në krye të tabelës së medaljeve me 43 sosh. Kina ka qenë në vendin e dytë me 42 medalje, e pasuar nga Rusia me 23.
XS
SM
MD
LG