Ndërlidhjet

Vetëvendosje kritikon Qeverinë për ekonominë


Foto ilustruese
Foto ilustruese
Lëvizja Vetëvendosje ka hedhur një varg kritikash në drejtim të Qeverisë së Kosovës - këtë herë për shkak të ekonomisë.

"Vlerësimet e rritjes ekonomike, edhe ashtu të dobët, po shkojnë duke u zvogëluar edhe më tutje. Papunësia mbetet në nivele rekorde, ndërsa tanimë edhe diaspora ka filluar të tregojë shenja të goditjes nga kriza në Evropë. Eksportet edhe ashtu të vogla, sipas Bankës Qendrore të Kosovës kanë shënuar rënie në gjashtëmujorin e parë, deficiti tregtar është rritur, investimet e huaja direkte kanë rënë e po ashtu edhe remitancat", thotë përmes një kumtese dërguar mediave Lëvizja Vetëvendosje.

Sipas saj, Qeveria "si edhe shumë herë më parë", kërkon ikje nga përgjegjësia.

Vetëvendosje thotë se problemet më të mëdha në Kosovë nuk i ka shkaktuar kriza financiare botërore, por politikat e gabueshme ekonomike të Qeverisë.
XS
SM
MD
LG