Ndërlidhjet

Përmbytjet mbysin 169 njerëz në Korenë e Veriut


Foto arkivi
Foto arkivi
Agjencia shtetërore e lajmeve në Korenë e Veriut ka bërë të ditur se përmbytjet në këtë vend kanë shkaktuar vdekjen e 169 personave, ndërkohë që “400 të tjerë vazhdojnë të figurojnë të zhdukur”.

Sipas burimit të njëjtë, përmbytjet dhe shirat e dendur kanë lënë mbi 200,000 njerëz pa strehë dhe kanë shkatërruar më shumë se 65,000 hektarë të tokës bujqësore.

Raportet e mëhershme të mediave kanë folur për 119 të vdekur, 84,000 të pastrehë dhe 45,000 hektarë tokë të shkatërruar.

Phenjani tashmë ka kërkuar ndihmën e Kombeve të Bashkuara, pasi dëmet nga shirat kanë krijuar një situatë serioze me furnizimet ushqimore në vendin e izoluar komunist.

Patrik Mekormak, zëdhënës i Fondit Ndërkombëtar për Emergjenca të Fëmijëve pranë OKB-së, ka deklaruar se Koreja e Veriut ka përjetuar “mungesa kronike të ushqimit” gjatë shumicës së dekadës së kaluar.
XS
SM
MD
LG