Ndërlidhjet

Bullgaria arreston dy terroristë të dyshuar


Ilustrim
Ilustrim
Autoritetet bullgare kanë thënë se kanë arrestuar dy persona të kërkuar nga Interpoli, nën akuzat për terrorizëm.

Zyrtarët të qytetit Ruse kanë bërë të ditur se Mohmad Gadamuri, çeçen, dhe Erkan Polater, turk, janë arrestuar të premten në dy aksione të ndara nga policia kufitare e Bullgarisë.

Mësohet se dy të arrestuarit kanë bërë përpjekje të hyjnë në Bullgari, së bashku me familjet e tyre, përmes pikës kufitare me Rumaninë.
XS
SM
MD
LG