Ndërlidhjet

Deputeti irakian i shpëton sulmit


Foto arkivi

Foto arkivi

Një deputet irakian i ka shpëtuar një sulmi me bombë në perëndim të Bagdadit.

Sipas autoriteteve, bomba ka shpërthyer në momentin kur automjeti i Hamed al-Mutlakut, anëtar sunit i Parlamentit, ka kaluar fshatin Abu Ghraib, në perëndim të kryeqytetit.

Përgjegjësinë për sulmin, i cili ka plagosur dy rojet e deputetit, nuk e ka marrë ende asnjë grup.

Incidenti ndodh në vazhdën e sulmeve të ngjashme që kanë në shënjestër forcat e sigurisë.

Deri më tash, gjatë muajit gusht, janë vrarë rreth 40 njerëz - në mesin e tyre 30 anëtarë të forcave të sigurisë.
XS
SM
MD
LG