Ndërlidhjet

Në Siri rrëmbehen 48 pelegrinë iranianë


Siri
Siri
Zyrtarë të Ambasadës së Iranit në Siri kanë njoftuar për rrëmbimin e 48 pelegrinëve iranianë nga një autobus në Damask.

Majid Kamjou i ka thënë televizionit shtetëror iranian se "grupet e armatosura terroriste" kanë kapur pelegrinët teksa udhëtonin drejt aeroportit.

Ai ka thënë se nuk ka informacione të tjera për fatin e 48 iranianëve.

Sipas tij, autoritetet iraniane po kërkojnë ata dhe rrëmbyesit e tyre.
XS
SM
MD
LG