Ndërlidhjet

Japonia dhe Meksika - dy gjysmëfinalistet e para


Londra 2012
Londra 2012
Ekipet e futbollit të Japonisë dhe Meksikës janë gjysmëfinalistet e para të turneut olimpik në Londër.

Të shtunën, Japonia në çerekfinale ka mposhtur Egjiptin, me rezultat 3:0, ndërsa Meksika Senegalin me rezultat 4:2.

Po sot ndeshen edhe Brazili me Hondurasin dhe Britania e Madhe me Korenë e Jugut.

Lojërat Olimpike sivjet zhvillohen në Londër. Ato kanë nisur më 27 korrik dhe do të zgjasin deri më 12 gusht.
XS
SM
MD
LG