Ndërlidhjet

OKB ndihmon me ushqime Korenë e Veriut


Ilustrim

Ilustrim

Agjencia për Ushqim e Kombeve të Bashkuara do të dërgojë ndihma emergjente në Korenë e Veriut, ku nga shirat e dendur dhe përmbytjet e mëdha kanë humbur jetën 169 persona, ndërsa disa mijëra kanë mbetur pa strehë.

Siç është bërë publike në faqen e internetit të OKB-së, Agjencia do të sigurojë nga 400 gram misër në ditë për viktimat e përmbytjeve, ndonëse nuk saktëson datën e arritjes së ushqimit, raporton agjencia Reuters.

Ekipi i OKB-së, i cili së fundmi ka vizituar rajonin e prekur, ka konstatuar se dëmet më të mëdha janë shkaktuar në kultivimin e sojës, misrit dhe të orizit, thuhet në deklaratën e Agjencisë për Ushqim.

Sipas agjencisë shtetërore të lajmeve në Korenë Veriut, pos 169 të vdekurve, rreth 400 persona të tjerë figurojnë të zhdukur.

Sipas burimit të njëjtë, përmbytjet dhe shirat e dendur kanë lënë mbi 200,000 njerëz pa strehë dhe kanë shkatërruar më shumë se 65,000 hektarë të tokës bujqësore.
XS
SM
MD
LG