Ndërlidhjet

Felps mbyll karrierën olimpike me 22 medalje


Majkëll Felps

Majkëll Felps

Të shtunën, në ditën e tetë të Lojërave Olimpike, amerikani Majkëll Felps ka përfunduar karrierën e tij në not me një tjetër medalje të artë olimpike. Ai ka fituar stafetën në garën e përzier 4x100 metra.

Olimpiku më i dekoruar i të gjitha kohërave lë sportin me 22 medalje olimpike, përfshirë 18 të arta.

Duke folur në konferencën për gazetarë, kampioni amerikan ka thënë:

“Kam qenë në gjendje që vërtet të vë qershinë e fundit në maje”.

Të shtunën, Shtetet e Bashkuara kanë qenë në krye të tableës së përgjithshme të medaljeve me 54 sosh, për t’u pasuar nga Kina me 53.

Lojërat Olimpike po zhvillohen në Londër dhe ato do të zgjasin deri më 12 gusht.
XS
SM
MD
LG