Ndërlidhjet

Dhunë në Jemen, dhjetëra të vrarë


Jemen - foto arkivi
Jemen - foto arkivi
Një sulmues vetëvrasës ka tronditur jugun e Jemenit, duke vrarë të paktën 35 njerëz.

Burimet spitalore dhe qeveritare flasin për më shumë se 30 të tjerë të plagosur në sulmin ndaj një shërbimi funeral në qytetin Jar.

Raportet thonë se sulmuesi kishte në shënjestër një udhëheqës fisnor, i cili kishte ndihmuar ushtrinë në luftë kundër Al Kaidës. Komandanti i milicisë lokale raportohet të jetë po ashtu në mesin e të vrarëve.

Në lindje të Jemenit, nga një sulm i telekomanduar, që dyshohet të jetë kryer nga Shtetet e Bashkuara, janë vrarë pesë anëtarë të Al Kaidës.

Zyrtarët thonë se sulmi ka ndodhur pranë fshatit Al Kotin, në provincën Hadramut.
XS
SM
MD
LG