Ndërlidhjet

logo-print

Në Vietnam mbahet parada e parë e homoseksualëve


Ilustrim

Ilustrim

Dhjetëra njerëz me biçikleta, të dekoruara me tollumbace dhe flamuj ylberi, kanë marshuar në kryeqytetin e Vietnamit, Hanoi, në paradën e parë homoseksuale të vendit komunist.

Ngjarja, e organizuar nga komuniteti lesbik, homoseksual dhe biseksual i vendit, është zhvilluar pa ndonjë përpjekje të policisë për të penguar rreth 100 aktivistët pjesëmarrës.

Homoseksualiteti mbetet tabu në Vietnamin komunist, por në një deklaratë të papritur, muajin e kaluar, ministri i Drejtësisë, Ha Hung Kong, ka thënë se është koha që të merret në konsideratë njohja e martesave ndërmjet gjinive të njëjta.

Çdo veprim për të legalizuar martesën e homoseksualëve do ta bënte Vietnamin vendin e parë në Azi që bën një gjë të tillë.
XS
SM
MD
LG