Ndërlidhjet

Karzai pranon shkarkimin e dy ministrave


Presidenti i Afganistanit, Hamid Karzai - foto arkivi
Presidenti i Afganistanit, Hamid Karzai - foto arkivi
Presidenti i Afganistanit, Hamid Karzai, ka pranuar votimin e Parlamentit të vendit për të shkarkuar dy ministra të sigurisë, por ka urdhëruar që të dy të mbeten në punë derisa të gjenden zëvendësimet.

Karzai i ka bërë këto komente gjatë mbledhjes së Këshillit për Siguri Kombëtare.

Të shtunën, ligjvënësit kanë votuar për shkarkimin e ministrit të Mbrojtjes, Abdul Rahim Vardak, dhe atij të Brendshëm, Bismillah Mohamadi.

Deputetët kanë thënë se dy zyrtarët kanë dështuar të adresojnë bombardimet ndërkufitare nga Pakistani, të cilat kanë detyruar qindra fshatarë të braktisin shtëpitë e tyre.
XS
SM
MD
LG