Ndërlidhjet

Shëpflin: Serbia duhet ta pranojë Kosovën


Ilustrim

Ilustrim

Anëtari i Komitetit për Çështje të Jashtme të Parlamentit Evropian, Xhërxh Shëpflin, ka deklaruar se Serbia, “herët a vonë”, duhet ta pranojë pavarësinë e Kosovës.

“Sipas kritereve të Kopenhagës, vendet që duan të anëtarësohen në Bashkimin Evropian, duhet të zbatojnë politikën e marrëdhënieve të mira ndërfqinjësore me të gjithë fqinjët. Ky është një kusht i vjetër dhe jo i ri".

"Kjo do të thotë se Serbia, herët a vonë, duhet ta njohë Kosovën si shtet të pavarur, pa marrë parasysh se sa e dhmbshme mund të jetë për të”, ka thënë Shëpflin, transmetojnë mediat serbe.

Hungarezi Shëpflin është anëtar i Grupit të Partisë Popullore Evropiane dhe në pyetjen se çfarë duhet të bëjë Partia Përparimtare Serbe – e cila ka fituar zgjedhjet në Serbi – për t’iu bashkuar partisë evropiane, ka thënë se do të përcjellë “me kujdes” presidentin dhe Qeverinë e re të Serbisë për të qartësuar kontributin e saj të mundshëm.

Diplomatët evropianë kanë shpeshtuar mesazhet për Serbinë, që të normalizojë marrëdhëniet me Kosovën.

Një gjë e tillë është përmendur edhe si kusht për shtetin serb që të anëtarësohet në Bashkimin Evropian.
XS
SM
MD
LG