Ndërlidhjet

Sulmi izraelit vret radikalin palestinez


Ilustrim
Ilustrim
Një sulm izraelit ka vrarë të dielën një palestinez të armatosur në Rripin e Gazës, në kufi me Egjiptin.

Burimet palestineze e kanë identifikuar viktimën si Eid Hijazi, anëtar i Komitetit radikal të Rezistencës Popullore.

Një zëdhënës i ushtrisë izraelite ka konformuar sulmin ajror, por nuk ka dhënë detaje të tjera.

Izraeli dhe grupet militante në Gaza kanë shkëmbyer vazhdimisht zjarr në muajt e fundit.
XS
SM
MD
LG