Ndërlidhjet

Athina "e angazhuar" për reforma jetike


Athinë

Athinë

Ministri grek i Financave, Janis Sturnaras, ka deklaruar sot se Athina është e angazhuar për reforma, të cilat janë jetike për "shpëtimin e vendit nga falimentimi". Ai ka thënë se javët e ardhshme do të jenë vendimtare për të ardhmen e euros.

Komentet e Sturnarasit vijnë në prag të takimit me zyrtarët e së ashtuquajtures treshe, të ciën e përbëjnë Bashkimi Evropian, Banka Qendrore Evropiane dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar, rreth masave të kursimt, që duhet t'i zbatojë Greqia për të marrë këstin e radhës të ndihmës.

"Greqia është e angazhuar për një sërë masash dhe reformash, me qëllim rigjallërimin e ekonomisë dhe largimin e përhershëm të kërcënimit për falimentim", ka thënë Sturnaras për mediat lokale.

Ai ka pranuar se grekët është dashur të përballojnë "sakrifica të mëdha", pasi "qeveria e re e koalicionit ka ndërmarrë masa të ashpra kursimi, përfshirë uljen e pagave dhe të pensioneve, në bazë të kërkesave të kreditorëve ndërkmbëtarë".

Falimentimi eventual i Greqisë do të përjashtonte vendin nga Eurozona.
XS
SM
MD
LG