Ndërlidhjet

Londra 2012: Gjokoviqi mbetet pa medalje


Novak Gjokoviq
Novak Gjokoviq
Tenisti i Serbisë, Novak Gjokoviq, nuk ka arritur të fitojë medalje në Lojërat Olimpike në Londër, pasi në ndeshjen për vendin e tretë ka humbur nga argjentinasi Huan Martin Del Porto, me rezultat 0:2 (5:7, 4:6).

Me këtë rezultat, fituesi i vitit të kaluar në Uimbëlldon ka dështuar të mbrojë medaljen e bronztë që ka fituar në Olimpiadën e Pekinit, katër vjet më parë.

Loja ndërmjet tij dhe Del Portos ka zgjatur një orë e 48 minuta.

Lojërat Olimpike "Londra 2012" kanë nisur më 27 korrik dhe do të zgjasin dëri më 12 gusht.
XS
SM
MD
LG