Ndërlidhjet

Astronauti sirian dezerton nga regjimi i Asadit


Alepo

Alepo

Mediat turke raportojnë se gjenerali Muhamed Ahmed Faris, i cili është siriani i parë dhe i vetëm që ka fluturuar në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës, ka dezertuar nga regjimi i presidentit Bashar al-Asad, për t’u larguar në Turqi.

Agjencia e lajmeve Anatolia thotë se para largimit, Faris ka vizituar selinë e Ushtrisë së Lirë Siriane në Alepo, “për të shprehur solidaritetin me forcat rebele”.

Faris, i cili ka lindur në Alepo, i është bashkuar një ekuipazhi sovjetik në udhëtimin drejt hapësirës më 1987.
XS
SM
MD
LG