Ndërlidhjet

Motrat Uilliams mbrojnë medaljet e arta


Venus dhe Serena Uilliams
Venus dhe Serena Uilliams
Venus dhe Serena Uilliams janë bërë tenistet e para që fitojnë nga katër medalje të arta olimpike, pasi kanë mposhtur dyshen çeke, Andrea Hlavaçkova dhe Luçie Hradeçka, me rezultat 6:4, 6:4.

Motrat Uilliams kanë fituar medalje të dyfishta të arta në Olimpiadën e Sidnejit më 2000 dhe në atë të Pekinit më 2008, përderisa Venus ka rrëmbyer të artën në Sidnej dhe Serena në ndeshjen e djeshme individuale kundër ruses Maria Sharapova.

Në maratonën e femrave, etiopianja Tiki Gelana ka marrë medaljen e artë, Prisah Jepto, nga Kenia, të argjendtën dhe rusja Tatjana Petrova Arkhipova të bronztën.

Po sot, Endi Murej i ka dhënë Britanisë medaljen e artë në kategorinë e meshkujve në tenis, pasi ka mundur numrin një të botës, Roxher Federer.
XS
SM
MD
LG